Milani kërkon Igli Taren për drejtor sportiv
Klubi i njohur italian ka ndryshuar pronarët dhe menjëherë kanë filluar të mendojnë për një drejtor sportiv pasi Mirabelli pritet të shkarkohet nga detyra, transmeton Periskopi.
Pronarët e rinj dëshirojnë që Igli Tare ta merr postin e drejtorit sportiv, post të cilin ai aktualisht e mban te Lazio.
Madje te Lazio ai ka bërë punë të madhe e cila është vlerësuar lartë në Itali dhe njihet si njëri nga drejtorët sportiv më të mirë në Serie A. /Periskopi/



