Fshati i Ozilit largon foton me fanellë të kombëtares gjermane, ia vendosin atë me Erdoganin (Foto)
Mesut Ozil ka vendosur të largohet nga kombëtarja e Gjermanisë.
Vendlindja e yllit turko-gjerman, Mesut Ozil, shumë shpejtë do ta ndërrojë fotografinë ku ai pozon me fanellën e Gjermanisë me atë ku Ozil shihet me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan.
“Do ta largojmë këtë foto dhe do ta vendosim atë me presidentin Erdogan”, ka thënë kryetari i bashkisë së Devrek, Mustafa Semerci.

Devrek është një distrikt në pjesën veriore të provincës turke Zonguldak, e cila është e famshme për përpunimin me dorë të shkopinjve të drurit.
Qyteti i vogël e ka emëruar sheshin kryesor pas Mesut Ozil, pas suksesit të këtij të fundit në vitin 2014 me Gjermaninë, ku u shpallën kampionë të botës.
Familja e Ozilit vjen nga fshati Hishiroglu, vend të cilin futbollisti e kishte vizituar në vitin 2011 kur ishte pjesë e Real Madridit.
“Jemi krenar me vendimin e Mesutit për pensionim nga kombëtarja e Gjermanisë.
Në këtë fshat të gjithë e duam atë dhe do ta përkrahim gjithnjë”, ka thënë kreu i fshatit Abdurrahman Yanaz.
Ozil është kritikuar ashpër pas fotografisë së publikuar në muajin maj me presidentin turk Erdogan.
![]()



