Shtatë fjalët shokuese që Ferguson i tha kur e pa Paul Scholes duke luajtur për të rinjtë e Manchester Unitedit
Paul Scholes është njëri nga mesfushorët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Anglia
Legjenda e Manchester Unitedit u pensionua për herë të parë në vitin 2011, por Ferguson e ktheu përsëri në skuadër për t’u pensionuar përfundimisht në vitin 2013, transmeton Periskopi.
Ai zhvilloi mbi 700 paraqitje me Manchester Unitedin.
Por, Sir Alex Ferguson kur e ka parë për herë të parë Scholesin duke luajtur për skuadrën e të rinjëve të Unitedit e kishte krahasuar me një mizë dhe dyshonte që ai do të bëntë ndonjë paraqitje me skuadrën e parë.
“Ai nuk ka asnjë shansë – ai është një mizë,” ka thënë Ferguson kur e ka parë për herë të parë duke luajtur Scholesin. /Periskopi/



