Chelsea merr leje nga Federata e Futbollit të Anglisë, bën gati një kabinë speciale për trajnerin duhanxhi

Chelsea merr leje nga Federata e Futbollit të Anglisë, bën gati një kabinë speciale për trajnerin duhanxhi

Maurizio Sarri, trajneri i ri i Chelseat është një përdorues i rregullt i cigares, ai madje tymosë rreth 80 sosh në ditë

Maurizio Sarri është parë shpesh duke tymosur sa ishte pjesë e Napolit dhe këtë zakon nuk e ka ndërmend ta ndalë as te Chelsea, shkruan Periskopi.

Klubi londinez ka marrë leje nga Federata e Futbollit të Anglisë për ta ndërtuar një kabinë speciale në ‘Stamford Bridge’ në mënyrë që kur Chelsea luan si vendas Sarri të ketë mundësinë të tymosë cigare.

“Chelsea para fillimit të edicionit do të gjejë një zonë në stadium ku Maurizio Sarri do të mundë të ndezë cigare gjatë ndeshjes. Klubi po punon në këtë drejtim. Ai brenda dite tymos 80 sosh”, ka shkruar “Daily Mirror”

“Sarri nuk mundet pa cigare dhe duke pasur këtë parasysh, klubi po punon në të gjitha aspektet, pasi ka marrë leje edhe nga federata angleze e autoritetet tjera,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: