Leroy Sane tregon rivalin kryesor të Cityt për edicionin e ri në Premier League

Leroy Sane tregon rivalin kryesor të Cityt për edicionin e ri në Premier League

Chelsea i Maurizio Sarri-t është rivali më i madh në tentativën e Manchester City-t për të mbrojtur titullin për sezonin e ri, sipas Leroy Sane.

Chelsea e mbylli sezonin 30 pikë më pak se City sezonin e kaluar, por Sane beson se emërimi i Maurizio Sarri-t i ka kthyer në një ekip tërheqës dhe të vështirë për t’u mundur.

“Chelsea ka marrë një trajner shumë të mirë,” shprehet mesfushori anësor për BBC Sport.

“Mënyra sesi luante Napoli sezonin e kaluar ishte shumë tërheqëse. Kemi vuajtur shumë ndaj tyre.

“Mbase do t’i duhet pak kohë të mësojnë taktikat e Sarri-t por mund të jetë një ekip shumë i vështirë.

“Rivali më i madh i City-t këtë sezon? Mendoj se Chelsea.

Shpërndaje në: