Ylli francez i përgjerohet Kloppit: Inshallah më transferon në Liverpool (Foto)
Nabil Fekir e dëshiron me çdo kush transferimin te Liverpooli
Nabil Fekir ishte afër kalimit te Liverpooli para fillimit të Kupës së Botës, por në momentet e fundit kishte dështuar transferimi edhe pse lojtari kishte kryer testet mjekësore me klubin anglez, shkruan Periskopi.
Ylli i Lyonit tani është në pushime në Dubai pas triumfit në Botëror me Francën dhe atje është takuar me një tifoze të Liverpoolit.

Noor Patterson, tifozja e Liverpoolit e takoi në një dyqan Fekirin me të cilin edhe realizoi një foto dhe ia tha këto fjalë: “Akoma jam duke pritur që t’i bashkohesh Liverpoolit”.
Fekir iu përgjigjë duke konfirmuar se dëshiron kalimin te Liverpooli me fjalët: “Po, po, Inshallah,”. /Periskopi/
Me: "Still waiting for you to join Liverpool."
Fekir: "*laughs* yeah yeah inshallah." https://t.co/UoHUlSziIn— Noor Patty (@NoorPatty) July 22, 2018



