Besart Ibraimi i siguron fitore të rëndësishme Shkëndijës ndaj Sheriffit në Champions
Besart Ibraimi ia ka siguruar një fitore minimale por mjaft të rëndësishme Shkëndijës së Tetovës ndaj Sheriffit në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues për Ligën e Kampionëve të martën.
Kampionia e Maqedonisë, Shkëndija e priti në “Nacionalna Arena Filip II”, në Shkup, homologen e vet nga Moldavia, dhe e mundi me golin e vetëm të shënuar nga shqiptari i Maqedonisë, Besart Ibraimi.
Ibraimi shënoi nga goditja e dënimit në minutën e 24-të, i cili doli të ishte goli i vetëm në këtë takim dhe i fitores për skuadrën nga Tetova.
Shkëndija do të luajë në udhëtim te Sheriffi javën e ardhshëm në kuadër të ndeshjes së kthimit dhe do t’i duhet ta ruajë rezultatin pozitiv nga takimi i parë për t’u kualifikuar në rundin e tretë kualifikues të Champions.



