Përgjigja epike e Ibrahimoviqit për intervistuesin që e shqiptoi gabimisht emrin e tij

Përgjigja epike e Ibrahimoviqit për intervistuesin që e shqiptoi gabimisht emrin e tij

Zlatan Ibrahimoviq u transferua te LA Galaxy në mars të këtij viti dhe që nga atëherë ai ka dhuruar shoë në intervista të ndryshme

36-vjeçari ditë më parë kishte thënë se nëse do të vinte në SHBA para 10 viteve, ai tani do të ishte President i Amerikës, transmeton Periskopi.

Së fundi Ibra u paraqit në ESPN me intervistuesin që nuk arrinë që t’ia shqiptojë si duhet emrin e tij.

“Zlatan, kërkoj falje,” tha intervistuesi kur gaboi në shqiptimin e emrit të suedezit.

Përgjigjia e Ibras ishte epike: “Ju duhej ta dinit këtë emër deri tani,”, duke aluduar se ai tashmë ka disa muaj që është në SHBA dhe të gjithë duhet ta dinë se si ta shqiptojnë emrin e tij./Periskopi/

Shpërndaje në: