Konfirmohet: Ylli i Bayernit nis bisedimet me gjigantin francez
Jerome Boateng ka nisur bisedimet me Paris Saint-Germain për transferim te PSG
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori ekzekutiv i Bayernit, Karl Heinz Rummenigge, i cili ka thënë se është në pritje të një oferte të kënaqshme e cila do ta bind klubin për ta shitur 29-vjeçarin.
“Momentalisht nuk ka pasur kontakte direkte mes dy klubeve”, ka thënë Rummenigge.
“Por agjentët e lojtarit dhe PSG kanë biseduar. Ne duhet të presim nëse do të gjejmë gjuhën e përbashkët për transferimin e tij”.
“Duhet të gjejmë shumën e cila do të jetë e pranueshme për të dy klubet në mënyrë që ky transferim të realizohet”.
“Ne kemi mjaftueshëm lojtarë në pozitën e mbrojtjes edhe nëse Boateng largohet”, ka theksuar ai.
Bayerni e vlerëson reprezentuesin gjerman prej 50 deri 60 milionë euro.
BREAKING: Bayern Munich defender Jerome Boateng in talks over move to PSG. #SSN pic.twitter.com/VLRMfzC0z9
— Sky Sports News (@SkySportsNews) July 25, 2018



