Juventusi kërkon në formë huazimi mbrojtësin e Realit
Juventus kërkon Theo Hernandezin në formë huazimi
‘Zonja e Vjetër’ dëshiron të bëjë përsëri pazar me Realin pas transferimit të Crisitano Ronaldos për shumën prej 100 milionë euro, transmeton Periskopi.
Flitej që bashkë me Ronaldon do të vjen edhe Marcelo te Juve, por italianët tani kërkojnë një mbrojtës tjetër të ‘Los Blancos’.
Biankonerët kërkojnë Theo Hernandezin në formë huazimi, me lojtarin që nuk pati shumë hapësira te Reali sezonin e kaluar dhe kërkon të ndërrojë ambient. /Periskopi/



