Malcom kalon testet mjekësore te Barcelona, ja kur i bashkohet skuadrës në SHBA (Foto)

Malcom kalon testet mjekësore te Barcelona, ja kur i bashkohet skuadrës në SHBA (Foto)

Malcom ka kaluar të gjitha testet mjekësore tek skuadra e Barcelonës këtë mëngjes. Anëtari më i ri i Barçës do të udhëtojë më vonë sot për t’u bashkuar me shokët e tij të ri në Portland.

Ylli brazilian madje mund të prezentohet nesër në Amerikë – kjo është për shkak se presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, është gjithashtu atje dhe ngjarja mund të ndodhë në Hotel Dossier.

Prania e ekipit dhe presidentit të klubit në Amerikë mund të shohin Malcomin të ketë nderin e pazakontë që të mos paraqitet në Camp Nou.

Malcom do të takohet me shokët e tij të ri sot – pasi do të vazhdon përgatitjen përpara turneut të tyre në Amerikë.

Lojtarit pritet të luajë në ndeshjet parasezonale që të testohet sa më mirë nga trajneri i ekipit, Ernesto Valverde.

Barcelona ia ka vendosur një klauzolë prej 400 milionë euro Malcomit.

Shpërndaje në: