Javier Zanetti konfirmon të ardhmen e Icardit
Javier Zanetti ka thënë se Mauro Icardi do të qëndrojë tek Interi
Sulmuesi argjentinas po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane, derisa klauzola e tij është 110 milionë euro, transmeton Periskopi.
Zanetti që është zëvendëspresident tek Interi ka konfirmuar që Icardi do të qëndrojë te Nerazzurët.
“Mauro do të qëndrojë tek Interi, ai është i lumtur këtu,” ka thënë Zanetti.
“Sapo të mbyllet afati kalimtar ne do të negociojmë me të për ta rinovuar kontratën e tij,”. /Periskopi/



