Alisson shpjegon se si Roberto Firimino e bindi atë që t’i bashkohet Liverpoolit
Portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit Alisson Becker ka zbuluar se si Roberto Firimino e bindi që t’i bashkohet Liverpoolit
Klubi anglez e bleu Alissonin nga Roma për shumën rekorde prej 73 milionë euro dhe u bë portieri më i shtrenjtë në histori, transmeton Periskopi.

“Kam folur me Firminon para se të fillonin fjalët për transferimin tim te Liverpool,” ka thënë Alisson.
“Kur filluan zyrtarisht negociatat unë fola me të dhe nga ai dëgjova vetëm fjalë të mira për klubin. Ai[Firimino] ndjehet si në shtëpi në Liverpool.
“Ai është shumë i pëlqyer nga tifozët dhe bashkëlojtarë. Ai më ka thënë se nëse unë do të vija do të ishte shumë i lumtur.
Gjithashtu portieri brazilain ka pyetur edhe lojtarë tjerë të kombëtares rreth kampionatit anglez.
“Unë kam folur me të gjithë lojtarët e kombëtares që luajnë në Premier Legaue duke i pyetur ata për lojën që zhvillohet atje. Kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Është një ligë mjaftë atraktive,” përfundoi portieri më i ri i Liverpoolit. /Periskopi



