Hamilton fiton “Çmimin e Madh të Amerikës”

Hamilton fiton “Çmimin e Madh të Amerikës”

Britaniku u nis i pari në garën e Austin, por e humbi vendin në nisje të garës, megjithatë arriti ta rikuperojë shpejt atë, duke arritur më pas ta mbajë deri në fundin e garës. Suksesi i 50 i britanikut në Formula 1. Menjëherë pas tij në finish erdhi piloti tjetër i Mercedes, Nico Rosberg.

Në podium u ngjit i treti edhe Daniel Ricciardo me Red Bull, i cili la pas pilotin e Ferrarit, Sebastian Vettel, përcjell TCH.

Momente emocionuese dhuroi në xhiron e fundit të garës Fernando Alonso, i cili arriti t’i merrte vendin e pestë Carlos Sainz.

Kur kanë mbetur edhe 3 gara deri në fundin e këtij botërori të Formula, Nico Rosberg renditet i pari në renditjen e përgjithshme me një diferencë tashmë prej 26 pikësh nga Hamilton.

Gara e radhës në Formula 1 do të jetë Çmimi i Madh i Meksikës javën e ardhshme. /Periskopi.com

Shpërndaje në: