10 ekipet më të forta në tregun e sivjetmë të transferimeve [Foto]

10 ekipet më të forta në tregun e sivjetmë të transferimeve [Foto]

Në futbollin e sotëm evropian e botëror, tregu i transferimeve në verë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Përmes aktivitetit gjatë kësaj periudhe kemi parë ngritjen dhe rënien e shumë ekipeve të mëdha evropiane.

Shumë shpesh, shkaku i blerjeve që bëjnë, ekipet e përfundojnë çështjen e titullit ende pa nisur. Lojtarët cilësorë është dëshmuar se determinojnë fatin e kompeticioneve më të mëdha botërore. Ta zëmë, Bayerni është superfuqi e pakontestueshme në Gjermani shkaku i forcës së madhe në tregun gjerman. Manchester City, Manchester United dhe Chelsea e përcaktuan forcën e tyre në Angli pikërisht përmes blerjeve që bënin. Ndërkohë që, në Spanjë, blerjet e kanë krijuar suksesin e skuadrave si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Barcelona. Ndërkohë që në Itali, më shumë se forca shpenzuese ishte mençuria në transferime që përcaktoi suksesin e Juventusit.

Sivjet, dy ekipet më aktive në treg ishin Juventus dhe Liverpool. Juventusi ka bërë 221 milionë euro shpenzime, më shumë se çdo ekip tjetër evropian. Transferi më i rëndësishëm është ai i Cristiano Ronaldos për më shumë se 117 milionë. Liverpooli i Jurgen Kloppit ka bërë 182 milionë euro shpenzime në një sezon që nëse nuk është i suksesshëm, mund të çojë në ndarjen e fateve me trajnerin gjerman Klopp. Alisson është blerja më e shtrenjtë me 62 milionë, pas të cilit është ylli i Leipzigut Naby Keita me 60 milionë dhe Fabinho me 45 milionë.

Në vendin e tretë është Paris Saint-Germain me 135 milionë, që bëri finalizimin e marrëveshjes për yllin francez Kylian Mbappe Lottin.

Pastaj kemi Romën, me drejtorin sportiv Monchi, që ka shpenzuar 110 milionë. Por, te Roma kemi blerje pa shumë para. Më i shtrenjti është 29 vjeçari Javier Pastore, me 24,7 milionë. Monchi solli edhe Justin Kluivertin për 17,25 milionë.

Një ekip befasues në top 10-she është West Ham United që ka shpenzuar 95 milionë euro. Ata sollën lojtarë si Issa Diop, Andriy Yarmolenko dhe Felipe Anderson./Periskopi

Shpërndaje në: