Aguero i thotë lamtumirë Manchester City?

Aguero i thotë lamtumirë Manchester City?

Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City pas prishjes së raportëve me trajnerin spanjoll, Pep Guardiola. Raportohet se ylli argjentinas nuk po arrin të adaptohet me kërkesat e Guardiolës.

Sulmuesi edhe pse nën drejtimin e Guardiolës është duke shkëlqyer, ku në 11 paraqitje ka shënuar 11 gola.

Paris Saint-Germain dhe AC Milan thuhet se do të zhvillojnë betejën për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas, raporton Sunday Express.

Aguero që nga transferimi i tij në Manchester City është shëndrruar në lojtarin kryesor dhe është idhulli më i madh i tifozëve të klubit anglez. /Periskopi.com

Shpërndaje në: