Ndihma e shtetit zbulon skandalin që fshihet pas skuadrës më të madhe në Kosovë
Një kërkesë për ndihmë prej 30 mijë eurosh ka zbuluar mënyrën se si funksionon skuadra më e madhe e basketbollit në Kosovë – Sigal Prishtina, e që nga juristët është quajtur “skemë e mirorganizuar e kriminalitetit ekonomik”.
Sigal Prishtina ka kërkuar ndihmë nga shteti – diçka jo shumë e zakontë, pasi shteti subvencionon kryesisht federatat dhe përfaqësueset – për të marrë pjesë në garat e Ligës së Kampionëve, raporton Koha Ditore.
Ka kërkuar 30 mijë euro dhe, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), në kundërshtim me rekomandimin e menaxherit të projektit ka miratuar vlerën prej 20 mijë eurove.
Deri këtu nuk ka shumë të këqija.
E keqja e madhe vlerësohet se klubi Sigal Prishtina funksionon me “dy llogari”, kurse MKRS-ja dhe Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) kanë pranuar këtë formë të bashkëpunimit.



