Salah gëzon fansat e Liverpoolit me deklaratën e fundit
Mohamed Salah tha se ai është plotësisht i gatshëm për të luajtur dhe u rikuperua nga një dëmtim i shpatullës që e pësoi në finalen e Ligës së Kampionëve.
26-vjeçari u rikthye në stërvitje në fund të javës së kaluar. Ai luajti në ndeshjen ndaj Manchester Cityt, ku edhe shënoi në paraqitjen e tij të parë para sezonit për Reds.
Sulmuesi nga Egjipti kishte një sezon të jashtëzakonshëm në Anfield, duke shënuar 44 gola në të gjitha garat.
“Unë jam shumë i lumtur që jam kthyer, ndihem mirë dhe shpatullat janë shumë më mirë. Jam shumë i lumtur që jam kthyer në skuadër,” tha ai për Liverpool TV.
“Vitin e kaluar kisha një sezon të mirë – të gjithë, jo vetëm unë.”
“Ne gjithashtu duhet të luajmë mirë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe të përfundojmë në një pozitë më të mirë në Premier Ligë. Por nuk është diçka për të cilën merakosem, por vazhdoj të bëj atë që po bëj. Jam i lumtur për atë që po bëj, kështu që unë vazhdoj të bëj të njëjtën gjë”, përfundoi Salah.



