Befason Suarez: S’kam shans ta fitoj ‘Topin e Artë’
Uruguaiani ka kaluar një vit fantastik me formën e treguar te gjigandi katalaunas.
Mirëpo ai beson se çmimi ‘Topi i Artë’ u jepet vetëm atyre që kanë marketing më të mirë dhe jo që kanë treguar edhe aq shumë në fushën e lojës.
“Topi i Artë më shumë ka të bëjë me marketingun dhe shtypin sesa me arritjet në fushë”, deklaroi Suarez.
“Unë nuk kam asnjë shans për ta fituar këtë çmim, sepse unë nuk punoj rreth marketingut. Ambicia ime është të fitoj një tjetër Ligë të Kampionëve, gjë e cila do të ishte e madhe për mua”, shtoi ai.
Javë më parë, Suarez fitoi ‘Këpucën e Artë’ të Europës. /Periskopi.com



