Real Madrid kërkon objektivin e Barcelonës
Real Madrid është vënë pas Willian
Willian ishte në radarin e Barcelonës me katalunasit që kishin bërë tri oferta për të, por që të gjitha u refuzuan nga Chelsea, transmeton Periskopi.
Barcelona hoqi dorë nga Willian kur iu refuzua oferta e tretë dhe më pas transferoi Malcom të Bordeaux për shumën prej 41 milionë euro.

Tani është Real Madridi, klub i cili po interesohet për shërbimet e anësorit të Chelseat.
Mediat në Spanjë bëjnë të ditur që ‘Los Blancos’ kanë gati 100 milionë euro për transferimin e Willian dhe të Courtois, i cili që një kohë të gjatë është i lidhur me një kalim në ‘Santiago Bernabeu’. /Periskopi/




