Valon Berisha nderohet me mirënjohje nga ish-klubi i tij (Foto)

Valon Berisha nderohet me mirënjohje nga ish-klubi i tij (Foto)

Valon Berisha kaloi gjashtë vite te Salzburg para se të transferohej këtë verë te skuadra italiane Lazio

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës luajti gjashtë sezone me Salzburgun, ku ishte njëri nga lojtarët kyç të skuadrës austriake, transmeton Periskopi.

Berisha është rikthyer në stadiumin e Salzburgut për t’u përshëndetur me lojtarët dhe tifozët e skuadrës pasi nga edicioni i ardhshëm do të luajë te Lazio.

“Faleminderit për të gjitha FC Red Bull Salzburg ishte knaqësi të nderohem me mirënjohje në stadium për herë të fundit. Një falenderim i madh për klubin, shokët e klubit dhe tifozët,” ka shkruar 25 vjeçari në Facebook. /Periskopi/

Shpërndaje në: