Bayerni ka vendosur që ta mbajë me zor yllin e skuadrës në ‘Allianz Arena’

Bayerni ka vendosur që ta mbajë me zor yllin e skuadrës në ‘Allianz Arena’

Robert Lewandowski do të qëndrojë te Bayern Munich edhe pse sulmuesi polak ka kërkuar largimin nga skuadra

Niko Kovac, trajneri i Bayern Munich ka bërë të ditur që Lewandowki nuk do të largohet nga ‘Allianz Arena’, transmeton Periskopi.

Kovac ka thënë që Lewa ka kërkuar largimin, por klubi nuk dëshiron të shesë atë.

“Ai[Lewandowski] nuk do të largohet nga klubi dhe ketë e them me siguri, pasi nuk duam ta shesim,” ka thënë Kovac.

Kovac: Lewandowski dëshiron të largohet, por ne nuk duam ta shesim

“Është e vërtetë se Robert dëshiron të shkojë diku tjetër, por me atë që do ai dhe atë çfarë duam ne, janë gjëra të ndryshme”.

“Ne jemi ata që vendosin dhe Robert ka një kontratë këtu, edhe pse nuk e di kur përfundon”.
“Ai do ta përmbushë këtë marrëveshje për aq kohë sa të jetë e mundur”.

Kujtojmë që 29 vjeçari ka kontratë me bavarezët deri më 2021. /Periskopi/

Image result for lewandowski bayern

Shpërndaje në: