Ronaldo kryen stërvitjen e parë me Juventusin, njoftohet me shokët e skuadrës së re (Video)

Ronaldo kryen stërvitjen e parë me Juventusin, njoftohet me shokët e skuadrës së re (Video)

Cristiano Ronaldo sot ka kryer stërvitjen e parë si futbollist i Juventusit

Në qendrën e njohur si Continassa pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ mbajti seancën e parë stërvitore me Juventusin, shkruan Periskopi.

33-vjeçari u transferua nga Reali te Juve për shumën prej 105 milionë euro.

Ronaldo sot kreu stërvitjen e parë me ‘Zonjën e Vjetër’ ku edhe takoi yjet si Dybala, Higuain e Costa, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës akoma gjendët në SHBA.

Ylli portugez debutimin me Biankonerët do ta bëjë më në ndeshjen kundër Chievos më 19 gusht. /Periskopi/

Shpërndaje në: