Mina zbulon tmerrin te Barça: Nuk dija që ta jepja as edhe një pasim të thjesht, bëja baste me Messin dhe Suarezin

Mina zbulon tmerrin te Barça: Nuk dija që ta jepja as edhe një pasim të thjesht, bëja baste me Messin dhe Suarezin

Yerri Mina erdhi te Barcelona në janar të këtij viti, por dështoi që të linte gjurmë te skuadra e Ernesto Valverdes

Mbrojtësi kolumbian ka rrëfyer vështirësitë që i ka pasur kur ka ardhur te Barcelona në intervistën e tij të fundit, shkruan Periskopi.

23-vjeçari e pranon që e kishte shumë të vështirë adaptimin te Barcelona, madje kishte raste kur nuk dinte të dhuronte edhe ndonjë pasim të thjeshtë gjatë ndeshjeve.

“Mendova shumë gjëra, shumë gjëra të këqija, mendova se kisha përfunduar,” ka thënë fillimisht Mina.

“Ndihesha kaq dhe [Philippe] Coutinho dhe Paulinho u përpoqën të më inkurajonin gjithë gjithë kohës, dhe më thanë se gjithçka do të ishte mirë.

“Për mua, e kuptoj se ka lojtarë spektakolarë [në pozicionin e tij], por vetëm dëshiroja të kisha një minutë për të bërë përshtypje dhe kjo nuk ndodhi.

“Pak minuta që bëra, ishin të këqija … ndjeja në kokë sikur gjithçka po shkonte keq. Ndjeva sikur nuk mund të bëja asgjë të mirë, siç ishte edhe dhënia e një pasimi në stërvitje.

Mbrojtësi kolumbian për të krijuar një atmosferë të mirë bënte baste me Messin dhe Suarezin, por gjithmonë humbiste.

“Kur fillova në klub, fillova të bëja baste me Lionel Messin dhe Luis Suarezin për të krijuar atmosferë të mirë.

“Luanim me gjuajtje të lira në stërvitje, por çdo ditë po humbisja nga 50 euro.

“Përfundova çdo ditë duke humbur nga 50 euro, pasi ata janë përbindësha dhe mund ta fusin topin ku tu duan.

“Ata janë njerëz të mrekullueshëm dhe magjistarë me topin”.

“Përsa i përket të ardhmes sime, unë nuk kam asnjë ide, por jam i qetë. Unë jam 23 vjeç dhe kam shumë kohë para vetes,” përfundoi Mina. /Periskopi./

Shpërndaje në: