Pogba zbulon arysen kryesore pse përdori vetëm një stil të flokëve gjatë Kupës së Botës
Paul Pogba njihet si njëri nga futbollistët që ndryshon më së shumti stilin e flokëve
Ylli i Manchester Unitedit arriti që të shpallej kampion bote në ‘Rusia 2018’, ku tregoi paraqitje mbresëlënëse me ‘Gjelat’, transmeton Periskopi.
Pogba nuk u përkujdes shumë për flokët, pasi ishte i koncentruar vetëm në futboll.
“Kërkoja paqe, që fokusi të ishte vetëm mbi performancën time dhe jo te pamja ime estetike, ndaj nuk ka asnjë justifikim. Ata mund të kritikonin vetëm pjesën time futbollistike,” iu përgjigjë Pogba pyetjes në lidhje me mungesën e modeleve të ndryshme të flokëve dhe bojkotimit të ngjyrosjes gjatë Kupës së Botës.
“Unë qëndroj gjithmonë i përqendruar në atë që duhet të bëjë në fushë dhe nuk dyshoj kurrë tek aftësitë e mia,”.
Kujtojmë që Pogba shënoi në finalen e Kupës së Botës në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë. /Periskopi/




