Adrian Gaxha e përjeton dashurinë në shikim të parë, do të befasoheni me kë

Adrian Gaxha e përjeton dashurinë në shikim të parë, do të befasoheni me kë

Është ndër artistët më aktiv në skenën muzikore shqiptare.

Adrian Gaxha njihet si një artist i talentuar, ku çdo projekt i tij shndërrohet në hit, çoftë vetë apo bashkëpunim me kolegë, shkruan Kosovarja.

Një anë tjetër që këngëtari e shfaq jo rrallë herë, është dashuria që ai ka ndaj botës shtazore.

Shpesh herë ai në Instagram publikon imazhe me kafshë të ndryshme, duke e shfaqur kujdesin ndaj tyre.

Sot ai vjen me disa pamje të ëmbla, ku si duket ka vizituar një kopsht zoologjik, teksa ndanë me ndjekësit e tij foto të lezetshme, duke ushqyer kafshët.

Ndër të tjera, këngëtari ka publikuar edhe një imazh teksa qëndron ballë për ballë me një gjirafë gjigante.

“Dashuri në shikim të parë”, e ka përshkruar ai momentin kur ai dhe gjirafa shkëmbejnë shikime. /Kosovarja/

Shpërndaje në: