Lopetegui: Ronaldo? Askush nuk është më i madh se klubi, pres që ky lojtar ta zëvendësojë atë (Foto)

Lopetegui: Ronaldo? Askush nuk është më i madh se klubi, pres që ky lojtar ta zëvendësojë atë (Foto)

Julen Lopetegui e ka komentuar largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi

Ylli portugez u largua nga ‘Santiago Bernabeu’ për të kaluar te Juventusi për shumën prej 105 milionë euro, transmeton Periskopi.

Trajneri i ri i Realit, Julen Lopetegiu ka thënë që asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi.

“Kur nënshkrova me Madridin, ai ende i përkiste këtij klubi, por pak pasi tha se do të dëshironte të largohej, ai këtë e bëri dhe u largua,” ka thënë Lopetegui.

“Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e kohëve të fundit të Real Madridit dhe trashëgimia që la është e jashtëzakonshme, por madhështia e klubit është mbi çdo gjë.

“Si trajner, sfida e rikomponimit të ekipit pas largimit të një lojtari si Cristiano është shumë e mirë.

Lopetegui beson që Gareth Bale do ta ketë një sezon të madh para vetes dhe është i lumtur që uellsiani do të qëndrojë te ‘Los Blancos’.

“Ne jemi të bindur se Gareth do të na japë versionin e tij më të mirë këtë sezon. Ai është i kënaqur që qëndroi në Real Madrid,”./Periskopi/
Image result for bale real madrid

Shpërndaje në: