FFK: Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të garave në futboll
Nesër në selinë e FFK-së do të bëhet tërheqja e shortit për edicionin e ri të garave në Superligë dhe Ligën e Parë.
Shorti për Superligë do të tërhiqet në orën 13:00, derisa për Ligën e Parë në orën 13:30.
Ftohen përfaqësuesit e klubeve, si dhe mediat që të jenë të pranishëm në tërheqjen e shortit.



