A është ky babai i fëmijës së Tunës? (Foto)

A është ky babai i fëmijës së Tunës? (Foto)

Është aluduar se këngëtarja është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe pret një fëmijë me reperin e njohur të labelit Babastars, Cozman.  Miqtë e afërt të tyre e kanë mohuar lajmin e shtatzënisë, ndërkohë që asnjëri prej dy protagonistëve nuk është prononcuar ndërsa sot në redaksinë e Blitz.al kanë ardhur disa foto të Tunës në një lokal në Kosovë.

Ajo shfaqet në shoqërinë e Patrisit, vëllai i Robert Berishës. Më herët është përfolur se Tuna dhe Patrisi janë në një lidhje mirëpo ky lajm nuk është konfirmuar nga asnjëri prej tyre. Në fotot e ardhura në redaksinë e blitz.al Tuna dhe Patrisi nuk kanë shfaqur momente afrimiteti, edhe pse dëshmitarët thonë se Tuna ka qenë gjatë gjithë kohës e nervozuar dhe shikonte vazhdimisht rreth e përqark, sikur donte të zbulonte nëse po e shikonte kush. Në këtë pikë të historisë një tjetër pikëpyetje ngrihet: mos ka gjë lidhje Patrisi me shtatzëninë e supozuar të Tunës? Shtatzëni për të cilën këngëtarja nuk ka thënë asgjë deri më tani, as nuk e ka pohuar, por as nuk e ka mohuar. /Blitz.al/

 

q2-1 q3-1 q4-1

Shpërndaje në: