Dy shqiptarë që luajnë për Italinë do të luajnë kundër Shqipërisë

Dy shqiptarë që luajnë për Italinë do të luajnë kundër Shqipërisë

Bëhet fjalë për mesfushorin e Çezenës, Alesandro Ahmetaj dhe sulmuesin e Atalantës, Rilind Nivokazi. Ata janë pjesë e listës përfundimtare me 18 emra të shpallur sot nga trajneri Emiliano Bigiça.

Shqipëria do ta ketë pikërisht me të zotët e shtëpisë takimin e parë të Grupit 4.

Ndeshja do të luhet më 26 tetor (ora 15:00) në stadiumin “Bruno Beneli” të Ravenës dhe do të transmetohet nga “Rai Sport 1”. Kuqezinjtë U-17kanë pësuar humbje në dy përballjet e mëparshme me “Axurrët”.

Shpërndaje në: