Cristiano Ronaldo inkurajon tifozët shqiptarë që të vazhdojnë të këndojnë “Messi! Messi!” (Video)
Shumë do të mendonin se Cristiano Ronaldo do të ishte lodhur nga krahasimet e përditshme, nëse jo në orë, me rivalin e tij të madh, Lionel Messin
Në vitin 2015 Leo Messi fitoi tripletën me Barcelonën dhe në fund fitoi edhe ‘Topin e Artë’, transmeton Periskopi.
UEFA Best Player in Europe 2015 goes to: LIONEL MESSI! pic.twitter.com/5USsdv1sjB
— FOX Soccer (@FOXSoccer) August 27, 2015
Në shtator të vitit 2015 Ronaldo erdhi me ekipin kombëtar të Portugalisë për t’u përballur me Shqipërinë në ‘Elbasan Arena’.
Tifozë të shumtë u përkujdesën që t’ia kujtonin Messin yllit portugez, por ky i fundit iu përgjigjë duke i inkurajuar shqiptarët që të bërtisnin më shumë ‘Messi! Messi’.
Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-1 për Portugalinë me golin e vetëm të shënuar në këtë takim nga Miguel Velosso në minutën e 92-të/Periskopi/



