Kampionia e Kosovës bëhet me sponzor të ri (Foto)
B Automotive AG është sponzori më i ri i Dritës
Sot është nënshkruar marrëveshja për sponzorizim në mes të dy palëve ku për sezonin 2018/2019, JB Automotive AG do të jetë në partneritet me FC DRITA me mundësi vazhdimi!
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori klubit z. Feti Murseli dhe pronari Januz Byqmeti, i cili është shprehur tejet i kënaqur që kompania e tij ka gjetur hapësira për tu promovuar në ekipin kampion të Kosovës.
Kompania JB Automotive AG është sallon i veturave luksoze që operon në Zvicer dhe është në pronësi të Januz Byqmetit dhe Artan Nuredinit, dy bashkëatdhetarëve Gjilanas që jetojnë dhe veprojnë në Zvicer.



