Kalendari zyrtar: Ronaldo e nis sezonin e ri në Serie A
Ylli më i ri i futbollit italian, Cristiano Ronaldo, do ta hapë perden e sezonit të ri në Serie A, bëjnë të ditur mediat italiane.
Kalendari i nxjerrë nga shorti ka vendosur që Juventusi të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri që fillon në muajin gusht. Ronaldo, që filloi stërvitjet të hënën, do të luajë ndeshjen e parë kundër Chievos në udhëtim
Ndeshja hapëse do të zhvillohet të shtunën më datën 18 gusht prej orës 18:00. Ronaldo u transferua nga Real Madridi për rreth 100 milionë euro.
Më poshtë 10 ndeshjet e javës së parë në Itali. /Metro/
Chievo-Juventus
Lazio-Napoli
Torino-Roma
Bologna-Spal
Empoli-Cagliari
Milan-Genoa
Parma-Udinese
Sampdoria-Fiorentina
Sassuolo-Inter
Atalanta-Frosinone



