Urimi i Shaqirit për pavarësinë e Zvicrës

Urimi i Shaqirit për pavarësinë e Zvicrës

Anësori shqiptar i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, ka uruar Zvicrën për përvjetorin e formimit si shtet, ai ka postuar foto të bukur në llogarinë e tij në “Twitter”.

“Urime ditëlindjen Zvicra ime e dashur”, ka shkruar Shaqiri në “Twitter” për Zvicrën, që është formuar në vitin 1291.

Talenti shqiptar, që ditë më parë u transferua te Liverpooli nga Stoke City, është lojtar shumë i rëndësishëm në ekipin e Zvicrës.

Shaqiri debutoi me përfaqësuesen e Zvicrës në vitin 2010 dhe që atëherë deri më tani, 26 vjeçari ka bërë 74 paraqitje, duke shënuar 21 gola.

Shpërndaje në: