Montella ka një kërkesë për lojtarët e Milanit
Ai thotë se ‘rosonerët’ duhet të qëndrojnë me këmbë në tok pas rezultateve të mira kohëve të fundit.
Kjo deklaratë e italianit vjen pas fitores në derbi ndaj Juventusit 1:0.
“Duhet të frenojmë euforinë. Tifozëve u lejohet të jenë euforikë, ndërsa ne si skuadër duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ka shumë vend për përmirësime. Ndaj Juventusit morëm një fitore të bukur, e cila erdhi duke vuajtur dhe dhënë shpirtin në fushë, kjo është shumë e rëndësishme”.
“Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ajo që di është që kjo e radhës do të jetë një ndeshje shumë e vështirë në një ambient të ashpër dhe ndaj një skuadre që lufton fort e luan mirë taktikisht”. /Periskopi.com



