Ëndrra Modriq mund të kthehet në realitet, Interi nis bisedimet me kroatin

Ëndrra Modriq mund të kthehet në realitet, Interi nis bisedimet me kroatin

Zikaltërit vazhdojnë të jenë shumë aktiv në këtë afat kalimtar.

Luka Modriq është ylli i radhës që mund të zbarkojë në Serie A.

Për kroatin që u zgjodh futbollisti më i mirë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ka shfaqur interesim të madh Interi.

Në Itali shkruajnë se kanë nisur tashmë kontaktet me përfaqësuesit e kroatit, që nuk e ka përjashtuar largimin nga Real Madridi, për të nisur një aventurë të re.

Rruga për të mbërritur te 32-vjeçari është e vështirë, por Interi kërkon ta provojë, sepse bëhet fjalë për një nënkampion bote që po ashtu është kandidat ta fitojë “Topin e Artë”, këtë vit.

Sky Sport Italia raporton që vetë Modriq ka pranuar të hapen bisedimet për një kalim të mundshëm të tij në Giuseppe Meazza.

Nëse edhe Modriq transferohet tek Interi, ai do të gjejë atje tre bashkëkombës të tij, si Ivan Perisiq, Marcelo Brozoviq dhe Sime Vrsaljko.

Shpërndaje në: