Collina largohet nga posti i drejtorit të gjyqtarëve në UEFA
Gjyqtari legjendar italian Pierluigi Collina u tërhoq nga Komisioni për referim UEFA për arsye personale.
Ai njoftoi vendimin gjatë një kursi për gjyqtarët në Nyon, transmeton kp.
“Ishte një privilegj që të punoja si drejtor kryesor për referim gjatë tetë viteve të fundit dhe jam krenar për rezultatet që kam arritur me kolegët e mi. Dëshiroj të falënderoj UEFA-në dhe mbështetjen e fuqishme në vitet e fundit, si dhe të gjithë gjyqtarët në angazhimin e tyre” , tha Collina në një mesazh lamtumire të mërkurën.
Presidenti i UEFA-së, Alexander Ceferin, ka pranuar dorëheqjen e italianit.
58-vjeçari italian, në vitin 2010, u emërua drejtori i parë i UEFA-s për referim, pesë vjet pasi u përjashtua nga ndarja e drejtësisë në ndeshjet e futbollit.
Ai do të pasohet në këtë funksion nga Roberto Rosseti, gjithashtu nga Italia, i cili ishte një gjyqtar ndërkombëtar i futbollit nga 2002 në 2010.



