Botërori 2030 mbahet në Angli?

Botërori 2030 mbahet në Angli?

Federata e Futbollit të Anglisë janë duke u përgatitur një ofertë për FIFA-n, që ata të jenë nikoqirët e Kupës së Botës për vitin 2030.

Lideri i Partisë Laburiste në Angli, partia më e madhe opozitare, Jeremy Corbyn, e ka mbështetur idenë e Federatës së Futbollit të Anglisë, pasi që mendon se kjo gjë do t’i bashkoj dhe frymëzoj të gjithë anglezët, transmeton Express.

“Rrugëtimi i Anglisë në këtë Botëror ka treguar fuqinë e futbollit për të  frymëzuar dhe bashkuar të gjithë popullin. Kështu, Partia Laburiste do ta mbështes ofertën për organizimin e Botërorit 2030”, ka shkruar Corbyn në Twitter.

Anglia, në vitin 2010, kishte bërë ofertë për të organizuar botërorin e këtij viti, por këtë të drejtë e fitoi Rusia. Megjithatë, anglezët tani besojnë se do ta organizojë Botërorin e vitit 2030 për herë të parë që nga viti 1966.

Shpërndaje në: