Henry, kandidat për seleksionues të Egjiptit
Pasi dështoi të arrijë marrëveshje në momentet e fundit me ekipin nga Championshipi i Anglisë, Aston Villa, ish-sulmuesi i Francës, Thierry Henry, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Përfaqësueses së Egjiptit.
Mediumet e huaja kanë raportuar të mërkurën se Henry ka kryer negociatat preliminare me drejtuesit e Federatës së Futbollit të Egjiptit dhe marrëveshja është pranë finalizimit, përcjell Koha Ditore.
Henry ishte asistent i seleksionuesit të Belgjikës, Roberto Martinez që rrëmbeu medaljen e bronztë në botërorin “Rusia 2018”. Në rast se Henry konfirmohet në krye të Egjiptit, atëherë ai në këtë post do ta zëvendësojë argjentinasin Hector Cuper, që u shkarkua javë më parë.
Egjipti në Botërorin që përfundoi muajin e shkuar, u eliminua në fazën e grupeve pa fituar pikë në tri ndeshje.



