I madhi Ibrahimovic: Ata thanë që kisha mbaruar, unë thashë JO [Foto]
Nuk ka dyshime që Zlatan Ibrahimovic është njëri nga sulmuesit më të mirë që ka njohur bota e futbollit
Sulmuesi suedez pavarësisht se kishte pësuar një lëndim të rëndë te Manchester United në edicionin 2016-17, ai u rikthye i fortë edhe pse mjekët kishin thënë që karriera e tij ka përfunduar, transmeton Periskopi.

Ibra kishte këputur ligamentet sa ishte pjesë e Unitedit dhe mjekët i sugjeruan që ta linte futbollin, por ai nuk veproi kështu.
Ylli i LA Galaxy ka postuar një foto në Twitter ku shkruan: “Ata thanë që kisha mbaruar, unë thashë JO,”. /Periskopi/.
They said it was over. I said NO pic.twitter.com/6RqSB4zyHL
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) August 2, 2018



