Konfirmohet: Bayern Munich kreu transferim në vlerë prej vetëm 1 euro
Niko Kovaç u largua nga ekipi i Eintrahtit të Frankfurtit për tu bashkuar me ekipin e Bajernit të Mynihut.
Trajneri kishte arritur ti tregonte vlerat e tij edhe tek një ekipi i vogël si Frankfurti. Kështu Bajern pagoi për ta marrë trajnerin plot 2.2 milionë euro. Një shifër pak e majme për sa i përket këtij transferimi.
Ajo që bie në sy është se paratë janë paguar edhe për vëllain e trajnerit, Robert Kovaç, i cili poashtu është pjesë e Bayern Mynihut si asistent i Niko Kovaç. Këtë e ka zbuluar vetë presidenti i Frankfurtit teksa thotë:
“Po, është e vërtetë që kemi kërkuar vetëm 1 euro nga Bajern, kjo për shkak se për arsye ligjore ne nuk e lejonim kalimin me parametër zero.”
Që do të thotë se shuma e paguar nga Bajern ishte bërë për të mbushur kërkesën e trajnerit Kovaç për të qenë së bashku me vëllain e tij.




