Ish-lojtari i Barcelonës dëshiron të luajë për Shqipërinë
Në 10 javë të kampionatit francez, ai ka qenë në fushë në 6 takime. Lojtari është produkt i akademisë së Barcelonës.
I rritur te blaugranët, Balliu ka luajtur aty prej moshës 12-vjeçare deri në moshën 21-vjeçare, duke luajtur shumë ndeshje me ekipin B dhe duke u stërvitur shpesh edhe me ekipin e parë, kur në drejtim ishin Pep Guardiola e Tito Vilanova.
Ka pasur në ekip emra si Bartra, Sergi Roberto e Deulofeu, me të cilët ka ruajtur ende marrëdhënie miqësore.
Mbetet të shihet nëse do të marrë një ftesë në të ardhmen nga De Biasi.




