Frank Lampard zbulon mesazhet që ka shkëmbyer me Steven Gerrard pasi të dy morën rolin e trajnerit
Frank Lampard dhe Steven Gerrard kishin karrierë të madhe si futbollist, ndërsa tani që të dy kryejnë punën e trajnerit
Legjenda e Chelseat është trajner i Derby Countyt, ndërsa legjenda e Liverpoolit e drejton skuadrën e Rangers.
”Kur ju keni qenë kompetitiv për një kohë të gjatë si lojtar juve ju mungon aksioni. Është diçka që u desh të bëja dhe nuk mund të stabilizohesha për jetën e lehtë kur aty ishte një mundësi të vija dhe të bëja këtë,” ka thënë Lampard.
”Unë dhe Steven po shkruanim mesazhe të martën duke diskutuar jetën e çmendur në menaxhment dhe si e shohim të dy.
”Ne jemi të dy të njejtë, po e shijojmë secilin minutë të saj. Është e çuditshme, nuk mund të ndaleni sepse dëshironi t’ia dilni, kështu ndjehem unë,”. /Periskopi/



