Valon Berisha me numër special te Lazio [Foto]
Valon Berisha do ta bartë fanellën me numrin 7 te Lazio
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës nga edicioni i ri do të luajë në Serie A pas gjashtë viteve të suksesshme të kaluara te Salzburg, transmeton Periskopi.
Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios është mjaftë i kënaqur që e ka sjellur në skuadër Berishën.
“Nuk e kam fshehur admirimin që kam pasur për të, ka diçka që përfaqëson shpirtin e kësaj shoqërie, është një luftëtar dhe një person i madh brenda dhe jashtë fushe” ka thënë Tare për Berishën.
25-vjeçari ka postuar një foto në Facebook ku ka zbuluar se do ta bartë fanellën me numrin 7 dhe shpreson që do ta ndihmojë Lazion që do fitojë ndonjë trofe. /Periskopi/



