Guardiola: Ky është sulmuesi më luftëtar që unë e kam trajnuar (Foto)
Pep Guardiola e vlerëson lartë talentin që ka Gabriel Jesus
Sulmuesi brazilian sot vazhdoi kontratën me Manchester Cityn deri më 2023 me Guardiolan që është shumë i kënaqur që e ka atë në skuadër, transmeton Periskopi.

“Gabriel është përmirësuar shumë që nga koha kur ka ardhur këtu,” ka thënë tekniku spanjoll.
“Unë kurrë nuk kam parë një sulmues që lufton si ai. Ai është në gjendje që të përmirësohet. E përgëzoj atë për kontratën e re dhe e falenderoj që do të qëndroj me ne për një kohë të gjatë,”. /Periskopi/




