Një vit nga ‘shitja e shekullit’ në futboll, kush fitoi më shumë Barça apo PSG?
Në këtë ditë në vitin 2017 ndodhi transferimi më i madh në histori të futbollit me Neymar që kaloi te PSG për shumën prej 222 milionë euro
Më 3 gusht të vitit të kaluar ylli brazilian kaloi nga La Liga në Ligue 1 dhe që nga atëherë tregu i transferimeve ka qenë thjesht një çmenduri, transmeton Periskopi.
Pas një viti akoma nuk duhet se kush ka fituar më shumë, Barça që përfitoi 222 milionë euro apo PSG që ka në skuadër një yll si Neymar.
Lojtari që u largua pasi nuk dëshiroi që të ishte hija e Messit, nuk arriti të shkëlqejë sa duhet te PSG.
Në 12 muajt e fundit, Barcelona ka shpenzuar 400 milionë euro duke kërkuar zëvendësuesin adekuat të Neymar, por këtë nuk e ka gjetur.
Ousmane Dembele dhe Philippe Coutinho erdhën te Barça, por asnjëri nuk arriti që të shkëlqente me skuadrën nga Camp Nou./Periskopi/



