Unikkatil është gati për një performancë të zjarrtë në Durrës, a do ta thyejë rekordin që kishte në Prishtinë? (Foto)

Unikkatil është gati për një performancë të zjarrtë në Durrës, a do ta thyejë rekordin që kishte në Prishtinë? (Foto)

Unikkatil do të mbajë koncert nesër më 4 gusht në Durrës

Reperi më i madh shqiptar do të performojë në Shqipëri, saktësisht në Durrës gjashtë vite pas koncertit madhështor që e kishte mbajtur në Prishtinë, transmeton Periskopi.

Në koncertin e mbajtur në stadiumin e Prishtinë më 15 korrik 2012 ishin të pranishëm hiq më pak se 25 mijë persona.
Related image

Unikkatil ditë më parë lansoi këngën më të re ‘Ça jon’ që e ka bashkëpunim me Klepton dhe kjo është pritur mjaft mirë nga fansat e tij.

Skena ku do të performojë ‘kingu’ i TBA është gati dhe kjo është konfirmuar me anë të një foto që është bërë nga faqja zyrtare e reperit shqiptar. /Periskopi/

Shpërndaje në: