Portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit debuton sot me fanellën e Liverpoolit
Alisson Becker sot do të debutoi me fanellën e Liverpoolit në ndeshjen kundër Napolit
Alisson Becker është portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit pasi Liverpooli pagoi plotë 75 milionë euro për të, transmeton Periskopi.
Liverpooli sot luan ndeshje miqësore me Napolin dhe në këtë takim nga minuta e parë do të jetë në portë portieri brazilian.
‘Të Kuqtë’ kanë vuajtur për një portieri cilësor viteve të fundit dhe tani kanë në skuadrën njërin nga më të mirët në botë. /Periskopi/



