Presidenti Trump fillon luftën me yllin e NBA (Foto)

Presidenti Trump fillon luftën me yllin e NBA (Foto)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kritikuar basketbollistin e famshëm Lebron James i cili cilësohet “mbret i basketbollit”.

Trump në një postim në rrjetin social Twitter ka kritikuar personalitetin e televizionit Don Lemon duke e quajtur “njeriu më i paditur në televizion” dhe shtoi se Lemon ka bërë “Lebronin të duket i mençur, gjë që nuk është e lehtë”.

Trumpi përfundoi postimin me deklarimin “Unë e pëlqej Mike”, që i dedikohej legjendës së NBA, Michael Jordan, në krahasim me Lebron James.

Trumpi kishe kritikuar vazhdimisht NFL, për mosdënimin e lojtarëve që gjunjëzohen gjatë himnit të flamurit në formë proteste.

“Sporti nuk është diçka që na ndan, por që na bashkon”, tha James në një intervistë.

Lebron James was just interviewed by the dumbest man on television, Don Lemon. He made Lebron look smart, which isn’t easy to do. I like Mike!

— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) August 4, 2018

Shpërndaje në: