Atdhe Nuhiu vazhdon me formën e lartë, shënon në ndeshjen e parë të sezonit në Angli (Video)
Atdhe Nuhiu ka shënuar gol për Sheffield Wednesday në ndeshjen që kjo skuadër po e luan kundër Wiganit në udhëtim
Sot po zhvillohen ndeshjet e xhiros së parë në Championship me sulmuesin kosovar që e filloi edicionin e ri mbarë duke shënuar gol, transmeton Periskopi.
Wigani është duke fituar 2-1 kundër Sheffield Wednesday pas 54 minutave lojë, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Nuhiu.
We’re level!! #swfcLIVE pic.twitter.com/25bG0OEnUw
— Sheffield Wednesday (@swfc) August 4, 2018
Ai në minutën e 19-të shënoi pasi u gjend më së miri në zonën kundërshtare dhe barazoi rezultatin në 1-1. /Periskopi/
ATDHE NUHIU 1-1!!
COME ON WEDNESDAY! ?⚪️#swfc pic.twitter.com/hQTb35R63K
— Dutch Owls (@WednesdayFansNL) August 4, 2018



